Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Bashkimit Evropian. Ajo thotë se BE-ja ka vendosur të mos takohet më me Kurtin dhe ministrat e tij, derisa të formohet një qeveri e re legjitime në Kosovë.
Sipas saj, kjo është një formë izolimi politik dhe institucional, që vjen si pasojë e mosrespektimit të Kushtetutës dhe arrogancës së Kurtit ndaj rendit demokratik.
“Kurti po izolon Kosovën, ndërsa BE-ja po izolon Kurtin,” shkruan Lushaku Sadriu, duke e cilësuar këtë si goditjen më të rëndë që ka marrë ndonjëherë një Kryeministër i Kosovës nga partnerët ndërkombëtarë.