Jose Mourinho nuk është më trajner i Fenerbahçes.
Klubi turk përmes një njoftimi, ka konfirmuar ndarjen me trajneri portugez, i cili erdhi një vit më parë me qëllimin për të fituar tituj dhe për të thyer dominimin e Galatasaray-t.
Klubi turk e falënderoi “Special One” për përkushtimin e tij gjatë mandatit të tij dhe i uroi suksese në karrierën e tij të ardhshme.
Koha e Mourinhos në Stamboll u shënua nga performanca të ndryshme, në 62 ndeshje, ai regjistroi 37 fitore, 14 barazime dhe 11 humbje.
Pavarësisht përqindjes së mirë të fitoreve, nuk u fituan tituj dhe klubi vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së tij me klubin në një kohë kur ekipi duhej të rifillonte punën pas zhgënjimit të eliminimit nga ‘Play-Off-t’ i Ligës së Kampionëve

