AIP paralajmëron për mashtrime digjitale me emra të njohur dhe oferta të rreme në rrjete sociale

by informim peje

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka evidentuar disa raste të mashtrimeve digjitale që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe platformat online, ku shfrytëzohen emrat e personazheve publikë, bizneset e njohura dhe oferta të rreme kredie.

Sipas AIP, format më të shpeshta të mashtrimeve janë: keqpërdorimi i imazheve të artistëve për reklama mashtruese, oferta të rreme kredie në emër të bankave, postime që premtojnë kuponadhurata në emër të marketeve si “VivaFresh” dhe “ETC”, si dhe konkurse online që mbledhin të dhëna personale duke përdorur logot e institucioneve dhe kompanive të njohura.

banner

AIP apelon tek qytetarët që të kontrollojnë burimet zyrtare, të verifikojnë ofertat për kredi dhe dhurata, të mos ndajnë të dhëna personale, të kontrollojnë adresat e faqeve, të mos ndërveprojnë me përmbajtje të dyshimta dhe të raportojnë çdo rast mashtrimi.

“Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe sigurinë e tyre, dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet për identifikimin e faqeve mashtruese dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve,” thuhet në njoftimin e Agjencisë./RTK/

Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë AIP në: www.aip-rks.org [email protected]

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy