Armend Zemaj: Nuk kemi interpretim tjetër pavarësisht gjuhës së VV-së

by informim peje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Ne gjithmonë kërkojmë që të respektohet ligjshmëria, si në aspektin e obligimeve kushtetuese, ashtu edhe në rregulloren e punës së Kuvendit. Nuk kemi asnjë interpretim tjetër, pavarësisht gjuhës që përdor Lëvizja Vetëvendosje, e cila shpesh herë përdoret për të linçuar kundërshtarët politikë dhe për të përdorur populizmin, si dhe për të sulmuar Listën Serbe dhe çdo veprim të saj,” tha Zemaj.

banner

Ai shtoi se “Kjo situatë nuk është vetëm një masë, por një pasojë e madhe për Republikën e Kosovës — pesë vjet nën sanksione ekonomike, dhe tani edhe ky ndëshkim, siç e quan Bashkimi Evropian, ndaj Kosovës, fatkeqësisht edhe ndaj zotit Kurti dhe qeverisë që e konsiderojnë veten ende në detyrë ekzekutive”.

“LDK-ja, si zëri ynë në Kuvend dhe si subjekt politik, kemi thënë që nga faza e verifikimit të mandateve se nuk është e mundur mbajtja e dy pozitave njëkohësisht,” përfundoi Zemaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy