Arrestohet 61-vjeçari shqiptar që kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi

by engel

Policia e Kosovës ka arrestuar një 61-vjeçar nga Mitrovica Veriore, i cili dyshohet se ka kërcënuar me vrasje gazetarin dhe themeluesin e portalit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi.

I dyshuari, Hysni Menxhiqi, u prangos të premten pas disa ditësh kërkimi dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Në mesazhin e dërguar përmes rrjetit social Facebook, ai kishte përdorur gjuhë kërcënuese dhe ofenduese ndaj Kajtazit, duke i rrezikuar seriozisht sigurinë personale.

banner

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagoi menjëherë pas arrestimit, duke shprehur “shok dhe shqetësim të thellë” për përmbajtjen e kërcënimit. “Mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe kërkojmë nga Prokuroria që të procedojë shpejt me ngritjen e aktakuzës dhe të sigurojë një proces të drejtë për vendosjen e drejtësisë,” thuhet në reagimin e AGK-së.

Rasti ka ngjallur shqetësim në opinionin publik dhe në komunitetin e gazetarëve, të cilët kërkojnë mbrojtje më të madhe institucionale ndaj kërcënimeve të tilla, që cenojnë lirinë e shprehjes dhe sigurinë e profesionistëve të medias.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy