“E treta e vërteta, ashtu themi dhe ne”, Rashiq optimist se do ta marrë postin e nënkryetarit

by informim peje

Deputeti serb, Nenad Rashiq, i cili është vetëpropozuar për nënkryetar të Kuvendit, sot u duk optimist para nisjes së seancës së Kuvendit ku pritet të hidhet në votim për herë të tretë emri i tij pasi dy herë dështoi të merrte mbështetjen e nevojshme.

“E treta e vërteta, ashtu themi dhe ne”, tha shkurt Rashiq para gazetarëve.

banner

Ndërkohë, Lista Serbe e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese për “shkelje të rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvendit” pasi insistojnë që posti i nënkryetarit iu takon atyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy