Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur se strukturës së tij i është bashkuar edhe Ajet Potera, deri vonë anëtar dhe aktivist i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.
Hyseni ka theksuar se ky bashkim është rezultat i një vullneti të qytetarëve dhe veprimtarëve të Podujevës për një qeverisje më të pastër dhe me dinjitet.
“Podujeva dhe qytetarët e saj e meritojnë një qeverisje ndryshe, larg zhgënjimeve që kanë ardhur nga Vetëvendosja. Bashkimi ynë është për Podujevën dhe për të gjithë,” ka deklaruar Hyseni.
Sipas tij, zhgënjimi i qytetarëve me qeverisjen aktuale ka hapur rrugën për një riorganizim politik në komunë, ku LDK synon të rikthehet si forca kryesore udhëheqëse.