Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së hënës të thirrur nga Kryesia e Kuvendit. Vendimi është konfirmuar nga shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami.
“Jo, absolutisht, sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrare të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë”, deklaroi Bajrami për media.
Ky qëndrim i LDK-së pritet të thellojë më tej përplasjet politike rreth procesit të konstituimit të Kuvendit dhe legjitimitetit të veprimeve të Kryesisë aktuale.