Manchester United rikthehet te fitorja – Fernandes vendos ndeshjen ndaj Burnleyt në minutat e fundit

by engel

Pas dy javëve pa fitore, Manchester United ka arritur më në fund të buzëqeshë në Premier League, duke mposhtur Burnley-n me rezultat të ngushtë 3:2 në javën e tretë të kampionatit.

Fitorja erdhi me shumë vështirësi, teksa mesfushori Bruno Fernandes realizoi golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të takimit. Ky ishte goli që vulosi rezultatin përfundimtar dhe i dha skuadrës së Amorim fitoren e parë në këtë sezon.

banner

Takimi nisi me intensitet të lartë, ku United përfitoi nga një autogol i Cullen për të kaluar në epërsi. Burnley reagoi me golin e Foster, por gëzimi nuk zgjati shumë sepse që në aksionin e parë United shënoi me Mbeumo për të kaluar sërish në avantazh. Megjithatë, Anthony barazoi shifrat në minutën e 66′, barazim i cili zgjati deri në minutën 90″+7 ku Fernandes shënoi nga penallita.

Pavarësisht fitores, performanca e United ngjalli shqetësime për mbrojtjen dhe organizimin në mesfushë. Megjithatë, tre pikëshi i parë sjell qetësi të përkohshme në kampin e “Djajve të Kuq”, që synojnë të rikthehen në garën për kreun e Premier League.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy