Ragip Xhaka, kryetar i degës së PDK-së në Zvicër dhe babai i futbollistëve të njohur Granit dhe Taulant Xhaka, ka deklaruar mbështetjen e tij për protestën që do të mbahet më 14 shtator 2025 në Hagë.
Në një postim në Facebook, Xhaka ka nënshkruar një letër drejtuar Këshillit Organizativ të Protestës, ku ka theksuar se dega e PDK-së në Zvicër, së bashku me anëtarët e saj, do të qëndrojë në krah të mërgimtarëve dhe organizatave të dala nga lufta çlirimtare.
”Protesta ka për qëllim të kundërshtojë padrejtësitë dhe fushatën shpifëse që po u bëhet heronjve të luftës, krerëve dhe anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne jemi të bindur që ata kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe çdo përpjekje për t’i njollosur ata është një padrejtësi e madhe”, ka shkruar Xhaka.

