Ushtarët gjermanë të KFOR-it prezantojnë armët në Bondsteel për trupat amerikane

by engel

Në Kampin Bondsteel, ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale e KFOR-it – Lindje, organizuan një aktivitet demonstrues me qëllim prezantimin e armatimit dhe pajisjeve të tyre për trupat amerikane të sapoardhura.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ngjarja shërbeu si mundësi për t’i njohur ushtarët amerikanë me pajisjet gjermane, duke shkëmbyer përvoja operacionale dhe praktikat më të mira në terren.

banner

Në komunikatë theksohet se ky aktivitet nuk ishte vetëm një prezantim i aftësive teknike, por edhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, rritjes së ndërveprueshmërisë dhe thellimit të bashkëpunimit profesional mes partnerëve të NATO-s.

“Këto iniciativa janë thelbësore për ruajtjen e gatishmërisë dhe për kontributin afatgjatë në siguri e stabilitet në rajon,” thuhet në njoftim.

KFOR kujton gjithashtu se mandati i tij mbetet i pandryshuar, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, me misionin për të garantuar një ambient të sigurt e të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe të qëndrueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy