Aksident i rëndë rrugor pas mesnate në Peqin. Makina del nga rruga tek “Ura e Teqes” dhe përplaset me shkallët e një banese, humbin jetën 2 të rinj

by Nexhat

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 2 të rinjve  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Teqes” dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.me të cilin udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie

banner

Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 23 vjeç. Viktimat janë Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 02;00 në Hyrje te Peqinit Tek ura e Teqes ka ndodhur  një aksident  mjeti tip Ë Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll.,  24 vjec  banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese  në Peqin.

Të plagosurit  janë nisur  me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy