Manchester United po intensifikon përpjekjet për të transferuar një portier të ri, vetëm pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar të kësaj verë.
Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” kanë rivendosur kontaktet me Aston Villan për Emiliano Martinez.
Situata mes portierëve aktualë ka shtyrë United të lëvizë në treg. Andre Onana ka humbur besimin e klubit, duke përfunduar në stol në dy ndeshjet e fundit të Premier League dhe duke zhgënjyer në humbjen e Kupës Carabao ndaj Grimsby Town.
Ndërkohë, Bayindir nuk ka bindur si titullar në tri ndeshjet e para të kampionatit.
Martinez, i cili është titullar i padiskutueshëm te Aston Villa dhe një figurë kyçe në suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës 2022, shihet si një zgjedhje ideale për t’i dhënë stabilitet portës së United.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Villa nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë numrin një të saj, ndërsa oferta e deritanishme e United konsiderohet e ulët

