Vendimi i Macronit për të njohur shtetin palestinez zemëron Izraelin dhe SHBA-në

by Nexhat

Vendimi i presidentit francez ,Emmanuel Macron për të njohur një shtet palestinez, duke nxitur lëvizje të ngjashme nga vendet e tjera perëndimore, zemëroi Izraelin dhe aleatin e tij, ShBA duke e vendosur zgjidhjen me dy shtete përsëri në zemër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në Gaza.

Në një letër drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu javën e kaluar, Macron shkroi se “vendosmëria jonë për të parë popullin palestinez të ketë shtetin e vet është e rrënjosur në bindjen tonë se paqja e qëndrueshme është thelbësore për sigurinë e shtetit të Izraelit”, shkruan AP,

banner

Përpjekjet diplomatike të Francës “burojnë nga zemërimi ynë ndaj katastrofës së tmerrshme humanitare në Gaza, për të cilën nuk mund të ketë asnjë justifikim”, shtoi Macron.

Izraeli të premten e shpalli qytetin më të madh të Gazës një zonë luftimi, ndërsa numri i të vdekurve tejkaloi 63,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së territorit, që kur lufta filloi më 7 tetor 2023, me një sulm të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy