Apel nga IKSHPK dhe KRU Prishtina – Uji nga Badovci mos të përdoret për pije

by engel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A. kanë lëshuar një apel urgjent për qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit: uji nuk duhet të përdoret për pije deri në një njoftim të ri.

Gjatë monitorimit të cilësisë së ujit të pijshëm, IKSHPK ka identifikuar rritje të përqendrimit të manganit në mostrat e marra nga zona e furnizuar nga liqeni akumulues i Badocit.

banner

Analizat laboratorike tregojnë tendencë në rritje të këtij elementi si në liqen, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës.
Edhe pse vlerat aktuale tejkalojnë kufirin e lejuar sipas Udhëzimit Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, ato nuk kanë arritur nivelin që konsiderohet rrezik për shëndetin.

IKSHPK thekson se ndotja me mangan është ndotje kimike dhe nuk mund të eliminohet përmes vlimit të ujit. Për këtë arsye, uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit.

Në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, KRU “Prishtina” ka ndërmarrë masa për të garantuar sigurinë e furnizimit me ujë:

  • Zvogëlim të sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë;
  • Intensifikim të shpërlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë gypat magjistral dhe sekondar;
  • Furnizim alternativ me ujë të pijshëm përmes autoboteve, sipas orarit të përcaktuar nga kompania.

Zonat e prekura: Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga liqeni Badoc, Hajvalia, Veterniku, Lagja 038, Lagja Qëndresa, Qëndresa Home, Sëiss Village, fshati Preoc, Çagllavicë, Rr. Behar Begolli, Rr. Richard Holbrooke, Qendra tregtare Albi Mall, Rr. Shkupi, Rr. Holger Petersen, Rr. Malush Kosova, Lagja Qershia, Lagja NIC, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga Muharrem Fejza, Rr. Enver Maloku, Lagja Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, Rr.Ferat Dragaj, Rr. Hajrullah Abdullahu, Rr. Hilmi Rakovica, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr. Afrim Zhitija, Rr. Armend Daci, Rr. Dervish Rozhaja, Rr. Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, Rr. Sali Nivica, Rr. Norbert Jokl, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, Rr. Mehmet Gradica, Rr. Hyzri Talla, Rr. Qamil Bala.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy