Dy pengje izraelite gjenden të vdekur në Gaza, ja sa të tjerë mund të jenë gjallë robër të Hamasit

by Nexhat

Dy pengje që u gjetën të vdekur në Gaza u varrosën sot në Izrael dhe trupat e tyre u identifikuan dhe u riatdhesuan

Ushtria izraelite njoftoi të premten se kishte rikuperuar trupat e dy pengjeve që ishin rrëmbyer dhe dërguar në Rripin e Gazës pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Ata janë 55-vjeçari Ilan ëeiss dhe 28-vjeçari Idan Stevie

banner

Idan Stevie, një student që ofroi vullnetarisht shërbim si fotograf në festivalin muzikor Nova që militantët e Hamasit sulmuan, u varros në komunitetin qendror izraelit të Kfar Maas. Ju kërkoj të “më falni që nuk munda t’ju ​​mbroj”, tha nëna e tij, Dalit, para arkivolit të tij të mbështjellë me një flamur izraelit. Për gati një vit, familja e tij kishte shpresuar se ai ishte gjallë përpara se të informohej nga autoritetet izraelite se ai kishte vdekur.

Studenti ishte përpjekur të largohej nga vendi i sulmit me dy persona të plagosur, por humbi kontrollin e automjetit të tij, i cili u përplas me një pemë. Automjeti u gjet më vonë i mbushur me plumba.

Ilan ëeiss u varros në Kibbutz Beeri (jug), të cilin ai ishte përpjekur ta mbronte gjatë sulmit të 7 tetorit 2023. Gruaja e tij Siri dhe vajza e tyre Noga u rrëmbyen gjithashtu nga Hamasi, por u liruan gjatë armëpushimit të parë të arritur në nëntor 2023.

Nga 251 personat e rrëmbyer më 7 tetor 2023, 47 mbeten në Rripin e Gazës, por 25 prej tyre janë shpallur të vdekur nga ushtria izraelite, kështu që mendohet që 22 të jenë akoma gjallë. Ofensiva e paprecedentë e Hamasit ka vrarë 1,219 persona, kryesisht civilë, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në shifra zyrtare.

Që atëherë, të paktën 63,557 persona janë vrarë për shkak të operacioneve ushtarake izraelite në enklavën palestineze, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy