Fillimi i vitit shkollor me stres për prindërit – Musliu-Shoshi kritikon dështimet e qeverisë në arsim

by engel

Viti i ri shkollor 2025/2026 ka nisur sot në të gjitha shkollat parauniversitare të Kosovës, por gëzimi i kësaj dite për nxënësit dhe prindërit është shoqëruar me një barrë të rëndë financiare. Në vend që të ulet, kostoja e arsimit po rritet, ndërsa qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po kritikohet ashpër për mosrealizimin e premtimeve të saj.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e librave falas dhe kushtet e dobëta në shkolla.

banner

“Subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton as për të mbuluar librat bazë, të cilët jo vetëm që janë shtrenjtë, por shiten edhe me dy çmime të ndryshme, duke krijuar kaos dhe pabarazi. Kjo është një barrë e padrejtë për prindërit,” ka thënë Musliu-Shoshi.

Sipas saj, qeveria Kurti ka dështuar ta mbajë premtimin për të siguruar libra falas dhe kushte dinjitoze në arsim, edhe pse tashmë ka pesë vjet në pushtet.

“Arsimi është një e drejtë themelore, por kjo e drejtë po mohohet dhe shkelet çdo ditë nga qeveria aktuale. Fëmijët tanë meritojnë më mirë,” ka shtuar ajo.

Ky fillim i vitit shkollor nxjerr edhe njëherë në pah mungesën e vizionit të qeverisë në fushën e arsimit. Në vend të politikave afatgjata dhe investimeve serioze, familjet kosovare po përballen me shpenzime të papërballueshme, ndërsa shkollat në shumë komuna mbeten pa infrastrukturën e nevojshme.

Ndërkohë që qeveria mburret me subvencione të pjesshme, realiteti në terren tregon një tjetër histori – atë të prindërve që luftojnë për të siguruar libra dhe fëmijëve që e nisin vitin shkollor me pabarazi dhe mungesa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy