OVL-UÇK refuzon kërkimfaljen e kryekuvendarit Basha: Kërkohet shkarkimi i menjëhershëm

by engel

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka refuzuar publikisht kërkimfaljen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, lidhur me një punim shkencor të vitit 2012, në të cilin ai, si bashkautor, kishte lidhur pjesëtarë të UÇK-së me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Në reagimin e saj zyrtar, OVL-UÇK e cilësoi kërkimfaljen si të pamjaftueshme dhe jo të sinqertë, duke theksuar se qëndrimet e Bashës në atë publikim përputhen me narrativën serbe që synon delegjitimimin e luftës çlirimtare të UÇK-së.

banner

“Qëndrimet e shprehura në atë punim cenojnë rëndë vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe bien ndesh me betimin kushtetues që z. Basha ka dhënë si deputet dhe kryetar i Kuvendit,” thuhet në deklaratën e organizatës.

Veteranët e luftës kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga posti i kryekuvendarit, duke njoftuar se tashmë i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare deputetëve të Kuvendit për të iniciuar procedurat për largimin e tij.

Në deklaratë, OVL-UÇK rikujton se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një forcë e organizuar për mbrojtjen e popullit shqiptar nga represioni serb, dhe se përpjekjet për ta kriminalizuar atë pas luftës përbëjnë një mohim të historisë dhe sakrificës së saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy