Rusia vijon sulmet brutale ndaj Ukrainës, Kievi kërkon ndihmë nga vendet e NATO-s për mbrojtjen ajrore dhe armatime

by Nexhat

Zyrtarët ukrainas diskutuan të hënën me përfaqësuesit e NATO-s sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe nevojën e Kievit për mbrojtje më të mirë ajrore dhe armë me rreze të gjatë veprimi, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës

“Pala ukrainase u kërkoi shteteve anëtare të NATO-s që t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë në forcimin e mbrojtjes ajrore, veçanërisht sistemeve ‘Patriot’ dhe raketave për to”, tha një deklaratë e ministrisë pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit NATO-Ukrainë

banner

“Veçmas, u theksua nevoja për raketa me rreze të gjatë veprimi.”

Në deklaratë thuhet se shtetet anëtare të NATO-s dënuan sulmet ruse gjatë javës së kaluar, përfshirë një sulm me dronë dhe raketa në kryeqytetin Kiev që vrau 25 persona dhe shkaktoi shkatërrime të konsiderueshme të banesave dhe ndërtesave të tjera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy