Tërmet i fuqishëm 6.0 Rihter godet Afganistanin – raportohet për qindra viktima dhe dëme të mëdha

by informim peje

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter goditi Afganistanin pak minuta përpara mesnatës.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka shembur dhjetëra ndërtesa duke bërë që autoritetet të dyshojnë për qindra viktima.

banner

Paraprakisht raportohen 20 humbje jete dhe dhjetëra të plagosur, teksa ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Epiqendra e tërmetit ishte 27 km larg nga Jalalabad, qyteti i pestë më i madh i vendit, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në provincat Nangarhar dhe Kunar.

Qeveria e talebanëve ka kërkuar ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës për shkak të zonës së gjerë që ka goditur tërmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy