Vuçiq në Pekin: takim me Putinin e Xi Jinping dhe pjesëmarrje në paradën ushtarake kineze

by engel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë në Pekin nga 2 deri më 4 shtator, ku pritet të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe me presidentin rus, Vladimir Putin, ka njoftuar Presidenca e Serbisë.

Gjatë vizitës zyrtare, Vuçiq do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Kinës, si dhe me përfaqësues të kompanive të mëdha. Ai viziton Kinën me ftesë të Xi Jinping dhe do të marrë pjesë në ngjarjet përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

banner

Më 3 shtator, Kina do të organizojë një paradë ushtarake për të shënuar dorëzimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, ku krahas Vuçiçit dhe Putinit pritet të marrin pjesë edhe liderë nga Koreja e Veriut, Bjellorusia, Irani, Kuba, Indonezia, Mianmari, Pakistani e Malajzia.

Sipas ndihmësit të presidentit rus, Yuri Ushakov, takimi i Vuçiqit me Putinin do të përfshijë diskutime mbi bashkëpunimin dypalësh, përfshirë sektorin e energjisë. Ndërkaq, Vuçiq ka konfirmuar më herët se ka diskutuar me ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, për agjendën e takimit me presidentin Xi.

Vuçiç u takua me Putinin edhe në maj, gjatë ceremonisë së Ditës së Fitores në Moskë, në takimin e tyre të parë që prej nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Serbia zyrtarisht e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, duke e arsyetuar këtë qëndrim me mbështetjen që Moska i jep Beogradit për çështjen e Kosovës.

Pavarësisht kritikave të përsëritura nga Bashkimi Evropian, Serbia vijon të mbajë marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake me Moskën dhe Pekinin. BE-ja ka theksuar disa herë se, si vend kandidat për anëtarësim, Serbia duhet të harmonizojë politikën e jashtme dhe të sigurisë me atë të unionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy