Bugaqku: Gjykata Kushtetuese ka 60 ditë për t’u përgjigjur kërkesës së Listës Serbe

by informim peje

Vullnet Bugaqku nga KDI ka komentuar kërkesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se dorëzimi i saj në formë elektronike është në përputhje me ligjin, pavarësisht se është bërë në një ditë jo pune.

“Nuk ka asnjë pengesë që proceduralisht të dorëzohet një kërkesë, qoftë në formë elektronike, qoftë nëpërmjet postës apo edhe në kopje fizike”, ka deklaruar Bugaqku, duke shtuar se “edhe nga Gjykata Kushtetuese sot është konfirmuar një kërkesë e tillë”.

banner

Ai ka shpjeguar se gjykata, bazuar në rregulloren e saj të punës, ka disa hapa proceduralë që duhet të ndjekë gjatë shqyrtimit të kërkesës.

“Gjykata ka afat që brenda 60 ditësh t’i japë përgjigje kërkesës dhe brenda këtij afati kohor mund t’i ftojë palët për komentet e tyre mbi këtë çështje”, ka thënë më tej Bugaqku. /Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy