Autoritetet doganore të Kosovës kanë parandaluar hyrjen në vend të një sasie të konsiderueshme mallrash të falsifikuara, të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.
Sipas një njoftimi zyrtar të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të një ngarkese të paraqitur për import përmes Portit të Durrësit, janë identifikuar gjithsej 7,500 produkte me shenja të një marke të njohur tregtare.
Mallrat e sekuestruara përfshijnë: Mbushës telefoni: 1,250 copë, Koka mbushës telefoni: 5,750 copë, Kufje dhe dëgjues me Bluetooth: 500 copë
Sipas Doganës, produktet ishin të ambalazhuara në dy paketime, ku në paketimin e jashtëm nuk ishte e specifikuar përmbajtja e brendshme. Pas hapjes, zyrtarët doganorë konstatuan se mallrat përmbanin produkte të falsifikuara, të cilat imitonin markën origjinale.
“Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare,” thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbrojtja e pronësisë intelektuale mbetet një prioritet në luftën kundër kontrabandës dhe falsifikimit, duke paralajmëruar se kontrollet do të intensifikohen në pikat kufitare dhe në rrjetet e shpërndarjes