Grimsby aktivizon lojtar të pafederuar, United pa pretendime, pranon eleminimin

by jonzefaj

Grimsby Town aktivizoi një lojtar të pafederuar në ndeshjen e “Carabao Cup” ku eliminoi me penallti Manchetser United.

Skuadra në fjalë aktivizoi Clarke Oduor, të cilin e kishte federuar një minutë pas mesnatës të ditës përpara ndeshjes të luajtur në “Blundell Park”.

banner

Oduor i mori vendin George McEachran në të 73’, por në atë ndeshje nuk duhej të luante pasi ai do të mund të ishte një opsion për trajnerin e ekipit të League Two vetëm nëse do të ishte regjistruar dy ditë më parë.

Për këtë keqkuptim Federata e Futbollit vendosi që ta penalizonte ekipin e Grimsby Town me një gjobë prej 20.000 mijë stërlinash. Ndërsa po sot u mësua se United nuk ka ndër mend që të apelojë këtë vendim të Federatës së Futbollit duke mos kërkuar që riluhet ndeshja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy