Kadri Kryeziu e konsideron të konstituuar Kuvendin: Basha s’bëri asnjë gabim, Kryesia ka kuorum

by informim peje

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, po e konsideron si të përmbyllur procedurën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, tashmë Kryesia ka kuorum dhe mund të vazhdohet me punën e Kuvendit, ndërkohë që zgjedhja e një nënkryetari të mbetur mund të bëhet në seancat e radhës.

banner

“Arsyeja është se Kryesia e parlamentit ka kuorum të mjaftueshëm. Kam propozuar që parlamenti ndërkohë të funksionojë, dhe në seancat e radhët të jetë në rend të ditës edhe zgjedhja e nënkryetarit”, ka thënë Kryeziu në T7.

Sipas tij, Dimal Basha ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe s’ka bërë asnjë gabim.

“Kryeparlamentari ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe s’ka bërë asnjë gabim”, ka thënë Kryeziu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy