Katër persona lëndohen në një aksident në Bresje të Fushë-Kosovës

by engel

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën Pejë–Prishtinë dhe në të kanë qenë të përfshira dy automjete.

banner

“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Pejë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij aksidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy