LDK mban mbledhje me kryetarët e degëve, cakton hapat për nisjen e fushatës zgjedhore

by engel

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zhvilluar sot një mbledhje nën udhëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ku morën pjesë kryetarët e degëve të partisë nga mbarë vendi.

Në njoftimin e LDK-së bëhet e ditur se në takim është diskutuar përgatitja për hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila do të mbahet më 13 shtator, si dhe organizimi i plotë i strukturave të partisë në të gjitha komunat e Kosovës.

banner

“LDK hyn në këtë garë e përgatitur në çdo komunë, me program të qartë e realist, duke ofruar zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve dhe një vizion të pastër për të ardhmen e Kosovës,” thuhet në komunikatën e partisë.

Në njoftim theksohet se kandidatët e LDK-së synojnë të ofrojnë “udhëheqje të pastër, të drejtë dhe të përgjegjshme”, ndërsa fushata e kësaj partie shihet si më shumë se një garë zgjedhore – një “betejë për të ardhmen e Kosovës”.

Sipas partisë, uniteti dhe përkushtimi i treguar në mbledhjen e sotme janë dëshmi se LDK është e gatshme për fitore dhe për të ofruar udhëheqjen që, siç theksohet, “Kosova e meriton”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy