“Nuk mjafton një kërkim falje…” – Haradinaj për punimin e Bashës anti-UÇK

by informim peje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me bashkautorësinë e kryeparlamentarit Dimal Basha në një artikull shkencor, i cili trajton çështje kundër UÇK-së.

Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka theksuar se kërkimfalja nuk mjafton në këtë rast, duke shtuar se përgjegjësia në punimet e përbashkëta shkencore mbetet sërish përgjegjësi.

banner

“Unë mendoj se nuk mjafton një kërkim falje për këtë. Nuk i besoj dhe është një konventë e vitit 1978 ku thuhet se çdo punim shkencor i përbashkët, pavarësisht çka shkakton partneri yt, në atë punim shkencor përgjegjësia është e përbashkët”, u shpreh Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se Basha nuk ka thënë të vërtetën, duke pretenduar se po tentohet të manipulohet opinioni publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy