Osmani takon ambasadorin gjerman Rohde, diskutojnë zhvillimet politike dhe të sigurisë

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Në fokus të diskutimit ishte procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe dinamika e skenës politike.

banner

Presidentja Osmani ka riafirmuar se do të vazhdojë të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Gjatë takimit, ajo ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta me Gjermaninë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë është i palëkundur dhe i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Do të vazhdojmë përpjekjet për ta thelluar këtë partneritet dhe për të avancuar rrugëtimin tonë euroatlantik,” tha Osmani.

Ambasadori Rohde, nga ana e tij, rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, veçanërisht në proceset demokratike dhe integruese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy