Ambasadori i ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka vlerësuar rolin e Sllovenisë si aleate e përkushtuar e NATO-s dhe si një urë e rëndësishme mes Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.
Ai ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Borut Sajovic, për kontributin e vazhdueshëm të trupave sllovene në misionin e NATO-s në Kosovë.
“KFOR-i dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Aleancës për të mbështetur stabilitetin lokal dhe qeverisjen”, ka deklaruar Whitaker në X.
Ky vlerësim vjen në një kohë kur roli i KFOR-it vazhdon të shihet si thelbësor për sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe rajon.