Arrestohet një person në Leposaviq, po shiste bluza me mbishkrime nacionaliste

by informim peje

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së martës në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi po shiste bluza me mbishkrime nacionaliste.

Policia më pastaj kreu bastisje edhe në shtëpinë e tij.

banner

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se në një lokal-pronë e të dyshuarit janë duke u shitur bluza me mbishkrime nacionaliste me përmbajtje të veprës penale ‘nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’, stikersa të ndryshëm, elektro-shok dhe sprej OC. Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kryer bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy