Imri Ahmeti takon veteranin e UÇK-së, Milazim Shala në Kleçkë

by engel

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëkohësisht kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat tjetër, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milazim Shala, në fshatin Kleçkë.

Gjatë vizitës, Ahmeti u prit ngrohtësisht nga Shala, i cili është vëllai i Heroit të Kombit, Ramiz Shala. Sipas Ahmetit, mikëpritja tradicionale dhe biseda e hapur për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit përbëjnë një vlerë të çmuar për shoqërinë kosovare.

banner

“Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e lirë, z. Milazim Shala. Mikëpritja tradicionale dhe biseda e ngrohtë ishin jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një nxitje dhe obligim për të vazhduar punën me përkushtim e përgjegjësi, për të ndërtuar vendin tonë,” tha Ahmeti.

Ky takim vjen në kuadër të vizitave që kryetari Ahmeti po zhvillon në terren, para zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor, ku ai garon për një mandat të ri në krye të Komunës së Lipjanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy