Mot i paqëndrueshëm të mërkurën: Diell në mëngjes, rrebeshe dhe shkarkesa pasdite

by informim peje

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa rreth mesditës pritet të shtohen, duke sjellë orëve të pasditës dhe mbrëmjes rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Kjo si pasojë e depërtimit të frontit të ftohtë.

banner

Rrebeshet lokale dhe shkarkesat elektrike parashihen të vazhdojnë herë pas here në zona të caktuara edhe pas mesnate.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 25-70 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. Ulje e ndjeshme e temperaturave parashihet gjatë kalimit të frontit të ftohtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy