“Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë” – Albin Kurti nuk u distancua kurrë nga thirrja e Alban Krasniqit për vrasjen e Kadri Veselit

by informim peje

Nëntë vjet më parë Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, aktualisht anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, bëntë thirrje publikisht për vrasjen e Kadri Veselit.

Me 27 shkurt 2016, në një status në “Facebook”, Alban Krasniqi shkruante:

banner

“Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri, ti kurrë nuk mund të fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri, të vjen radha edhe ty … shumë shpejtë, s`ka milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, kishte shkruar Alban Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Për këtë thirrje për vrasjen e Kadri Veslit, Albin Kurti kurrë nuk ishte distancuar.

Kurti, aktuaisht kryeministër në detyrë i është përgjigjur ftesës së gjykatës në rastin kur Faton Klinaku e kishte kanosur Albin Kurtin (si palë e dëmtuar).

Por Kurti ka disa muaj që nuk i përgjigjet Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, i cili ishte ftuar disa herë në cilësinë e dëshmitarin në rastin ku po hetohet ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kurti gjatë seancës së të mërkurës, në cilësinë e të dëmtuarit tha para trupit gjykues se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike ndaj të atyre që e kishin kanosur Faton Klinakut e Nuredin Selmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy