Profesori Zefaj: VV-ja po e përdorë buxhetin e qeverisë për zgjedhjet lokale

by informim peje

Profesori Engelbert Zefaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet që sa më shumë të shtyjë formimin e qeverisë së re.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka pohuar se kjo po bëhet pasi i presin punë të mëdha dhe duan t’i ikin përgjegjësisë.

banner

“Qeveria në ikje e ka ndërtuar një strategji shumë të mirë, që ta shtyjë sa më shumë formimin e qeverisë së re edhe me u ik përgjegjësive që i presin, i presin detyra shumë të mëdha”, tha Zefaj.

I njëjti shtoi se LVV-ja po përdorë para nga buxheti i ekzekutivit në detyrë për zgjedhjet lokale.

“Këtu është një parapërgatitje e madhe për zgjedhje lokale sepse për Albin Kurtin zgjedhjet lokale kanë një rëndësi shumë të madhe”.

“Buxhetin e qeverisë po e përdorin për zgjedhjet lokale, shihen lëvizjet e tyre nëpër të gjitha komunat, ceremonitë që po i bëjnë të gjitha kanë kosto”, theksoi Zefaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy