Shkodran Mustafi nis aventurën si ndihmës te Gjermania U21, debuton kundër Shqipërise U21

by jonzefaj

Përzgjedhësi i Gjermanisë U21 në futboll, Antonio Di Salvo, ka vlerësuar lart Shkodran Mustafin.

Ai ka thënë se Mustafi do t’i shërbejë shumë gjatë punës së tij me ekipin e 21-vjeçatrëve. Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në gusht u bë ndihmëstrajner i përzgjedhësit Di Salvo.

banner

“Nëse ndihmëstrajneri im dikur ka qenë lojtar mbrojtës, e pyes se cilat dobësi mund të shfrytëzoj te mbrojtësit. Me Shkodranin, kemi një ish-lojtar me përvojë në ekip. Ai mund të ofrojë shumë mendime dhe unë patjetër do të kërkoj mendimin e tij”, ka thënë Di Salvo.

Mustafi debuton ndaj Shqipërisë U21 si ndihmës i Gjermanisë U21. Ndeshja Shqipëri U21 – Gjermani U21 luhet të premten në Elbasan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy