Disiplinë ushtarake edhe në fushë – FSK triumfon në turneun e sigurisë

by informim peje

Me ftesë të Policisë së Kosovës dhe në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të themelimit të saj, është organizuar një turnir futbolli mes institucioneve të sigurisë në vend.

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka treguar përgatitje të lartë fizike dhe organizative, duke siguruar vendin e parë në turnir. Përveç fitores kolektive, FSK mori edhe çmime individuale – lojtari dhe portieri më i mirë i turneut ishin pjesëtarë të këtij ekipi.

banner

“Me punën, angazhimin dhe disiplinën e ushtarakëve, FSK po tregon rezultatet e saj edhe në aktivitete dhe angazhime jashtë misionit të saj, duke u dalluar në organizime sportive në nivel vendi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Turniri është vlerësuar si një aktivitet që forcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe promovon frymën sportive mes pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy