Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative, nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe një bastisje në objektin e banimit në Vushtrri, ku jeton i dyshuari.
“IPK, në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit. Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin zyrtar.