Pesë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator 2020, ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e cilëson atë si një mundësi historike e humbur për Kosovën.
Në një shkrim autorial, Hoti thekson se marrëveshja do ta kishte shndërruar vendin në një nyje të rëndësishme rrugore, hekurudhore e energjetike në rajon, duke e vendosur Fushë-Kosovën si “port të thatë tregtar”.
Marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e avancuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, por sipas Hotit, projektet e saj madhore u neglizhuan nga institucionet që erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2021.
Ai kujton se gjatë muajve të qeverisjes së tij, menjëherë pas nënshkrimit, ishin marrë hapa konkretë për zbatimin e saj: nga projektet infrastrukturore me DFC, tek studimet për energjinë e ripërtëritshme e gazsjellësin Kosovë–Maqedoni e Veriut, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, nënshkrimi i marrëveshjes për nxitje të investimeve me SHBA-në, si dhe përgatitjet për sigurinë 5G dhe për gjetjen e personave të pagjetur.
Sipas Hotit, sot edhe kundërshtarët e atëhershëm e pranojnë rëndësinë strategjike të marrëveshjes, e cila në kohën e nënshkrimit ishte kritikuar madje edhe si “tradhti kombëtare”.
Teksti i plotë: