(Viti 1998)
Nga: Prof. Ahmet Asani
Ishte shtator i vitit 1998, isha tepër i ngarkuar dhe në hall të madh me punët rreth organizimit të simpoziumit shkencor “2000 vjet të krishterimit te shqiptarët”, i pari i këtij lloji ndër shqiptarët, që ishte caktuar të mbahej 5 e 6 shtator – për ta kujtuar e nderuar Nënën Tereze me rastin e njëvjetorit të vdekjes!
Kur doli lajmi se në këtë simpozium shkencor dyditor do të merrnin pjesë mbi 45 shkencëtarë nga e gjithë bota dhe mbi 1000 mysafirë, në mesin e tyre shumë personalitete të jetës shoqëroro-politike nga Zvicra e disa shtete perëndimore, ishin tri lloje të njerëzve që filluan të pengojnë!
Lloji i parë ishin disa ‘demoshejtanë’, siç i quante me humor akademiku Mark Krasniqi demokristianët e rrejshëm, kategori të cilën pas shumë analizave e kisha ndarë në dy nënkategori: një kategori e cila ishte nê lidhje me UDB-ën dhe bënte çmos që t’mos mbahej simpoziumi dhe një kategori tjetër e sëmurë nga xhelozia me pavetëdije përkrahnin kategorinë e parë!
Është për të ardhur keq sepse puna arriti deri në atë pikë sa që edhe kryemisionarin e Misionit katolik shqiptar të asaj kohe në Luzern të Zvicrës, e kishin bindur që t’më thërriste në telefon në orën 24 të mesnatës për t’më thënë pse, si shqiptar i besimit mysliman, po përzihesha në çështje të krishterimit!? Si rezultat i kësaj situate të nderë erdhi deri te abstenimi nga pjesëmarrja në simpozium i disa figurave të kishës katolike e që për mendimin tim atëbotë ranë shumë poshtë!
Lloji i dytë ishin të majtët ekstrem – disa prej tyre tani janë në pushtet në Kosovë! Të majtët ekstrem na kërcënuan se do t’na i hidhnin bombat në Seeparksaal Arbon të Zvicrës – vendi ku do mbahej simpoziumi.
Lloji i tretë ishin ata te ekstremit islamik. Në ballafaqimet qe i kisha me pjesëtarë të këtij lloji, arsyetimit tim se nuk duhet te jemi kunder studjimit tê kaluares tone shekullore te krishterê, pergjigja e tyre ishte se: “…edhe Ademi e Hava kanë qenë myslimanë…”!?
Të majtët ‘arsyetoheshin’ me faktin se ishte kohë lufte dhe sipas tyre nuk duhej pritur ndihmë as nga Vatikani e as nga Evropa e Amerika! Nëse dikush do na përkrahte sipas tyre ishte proletariati i botëror dhe internacionalja komuniste – kështu mendonin dhe propagandonin të majtët atëbotë!

