Policia jep bilancin 24-orësh: 83 aksidente dhe 2,150 gjoba trafiku

by informim peje

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2,150 gjoba trafiku në gjithë vendin.

Sipas të njëjtit raport, janë regjistruar 83 aksidente trafiku, prej të cilave 46 me dëme materiale dhe 37 me të lënduar.

banner

Po ashtu, në kuadër të veprimeve të tjera policore, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës vazhdon të bëjë apel për respektimin e rregullave në trafik dhe bashkëpunim me autoritetet për garantimin e sigurisë publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy