Sondazhi: Cilat shtete janë pro dhe skeptikë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

by Nexhat

Një sondazh i Eurobarometrit, i zhvilluar midis shkurtit dhe marsit 2025, ka nxjerrë në pah mbështetje dhe skepticizëm nga shtetasit e BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Sipas sondazhit, 45% e qytetarëve të BE-së mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë, ndërsa 44% janë kundër.

Mbështetje më të madhe për Shqipërinë në BE është shprehur në 12 shtete anëtare, ku më të lartat janë Suedia (74%), Danimarka (60%), Holanda (59%), Kroacia (58%), Malta (57%), dhe Spanja (55%). Nga ana tjetër, disa shtete kanë shfaqur kundërshtim, si Republika Çeke (62% kundër), Austria (64% kundër), dhe Franca (36% pro).

banner

Në vendet e tjera, shifrat janë përzier: në Itali, 48% mbështesin Shqipërinë, ndërsa në Poloni dhe Hungari, mbështetja është mbi 47%. Shtetasit e vendeve si Gjermani (35%) dhe Greqi (39%) janë mes më skeptikëve për anëtarësimin.

Ky sondazh u realizua me 26,300 qytetarë dhe ofron një pasqyrë të qartë të qëndrimeve të shtetasve të BE-së ndaj integrimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy