Modelja dhe influencuesja Arbenita Ismajli ka reaguar fuqishëm në rrjetet sociale, duke akuzuar ish-bashkëshortin e saj, Feron, për përdorim të substancave narkotike, dhunë, mungesë përgjegjësie ndaj vajzës së tyre, Ninës, si dhe manipulim dhe tradhti.
Reagimi i Arbenitës erdhi pas postimeve të Feros, i cili pretendoi se historia e tij nuk është treguar kurrë dhe se shumë fëmijë rriten pa prezencën e babait, jo për shkak të mungesës së dëshirës nga ana e babait, por sepse dikush nuk ka lejuar të publikohet versioni i tij.
“Është e vërtetë, historia e tij nuk është treguar, sepse unë nuk dua që vajza ime dhe të tjerët të mendojnë se ai është një përbindësh. Më lejoni të tregoj pak nga historia e tij…” shkruan Arbenita, duke nisur kështu reagimin e saj të gjatë.