Avokati i Popullit dëgjon ankesat e redaktorëve të larguar dhe për ndërhyrjet politike në RTK

by engel

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka pritur në një takim zyrtar pesë redaktorë të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), të cilët kanë paraqitur ankesa për largimin e tyre nga moderimi i emisioneve informative. Meneta Zekaj Nushi, Blerta Foniqi, Edona Musa Mustafa, Jehona Zhitia dhe Arton Mulliqi u shoqëruan nga juristja për të drejtën e medias, Flutura Kusari, e cila monitoron punën e transmetuesit publik.

Sipas njoftimit zyrtar, redaktorët ndanë me Avokatin e Popullit shqetësime serioze për presion editorial, censurë nga menaxhmenti dhe ndikime politike që, sipas tyre, kanë ndikuar drejtpërdrejt në punën e tyre profesionale. Ata raportuan trajtim diskriminues, ndryshime të skemës programore pa konsultim dhe tendenca të vazhdueshme për ndërhyrje politike në përmbajtjen mediale.

banner

Avokati i Popullit theksoi se pavarësia e mediave publike nuk është privilegj institucional, por një e drejtë themelore e qytetarëve për të marrë informacion të paanshëm, siç garantohet nga neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e Kosovës. Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për kontroll editorial përmes bordeve apo presioneve politike përbën cenim të kësaj të drejte dhe rrezikon kthimin e RTK-së në një instrument propagande.

Qelaj konfirmoi se institucionet përkatëse do të hetojnë të gjitha pretendimet e parashtruara dhe se ankuesit, si dhe publiku, do të informohen për rezultatet. Ai rikujtoi se praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e konsideron si detyrim pozitiv të shtetit mbrojtjen e pluralizmit dhe pavarësisë editoriale të mediave publike.

“Ndikimi politik mbi median publike është i papranueshëm, bie ndesh me standardet demokratike dhe përbën rrezik serioz për lirinë e fjalës dhe besimin qytetar,” deklaroi Qelaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy