‘Dardanët’ pushtojnë Bazelin – njoftim i rëndësishëm për tifozët para ndeshjes

by informim peje

Grupi i njohur i tifozëve “Dardanët” ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Kosovës që ndodhen në Zvicër, përpara ndeshjes së madhe ndaj Zvicrës që zhvillohet sonte në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në faqen e tyre zyrtare, “Dardanët” kanë bërë të ditur se, në bashkëpunim me forcat e rendit zvicerane, tifozët do të mblidhen në orën 14:00 në “Christoph Merian Park”, i cili është caktuar si pikëtakimi zyrtar për mbështetësit e Kosovës.

banner

“Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithëruese për kombëtaren e atdheut të shenjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna ‘Dardanët’ me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv”, thuhet në njoftim.

Atmosfera në Basel është e ndezur prej ditësh, ndërsa pritet pjesëmarrje e madhe e tifozëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora shqiptare në Zvicër e më gjerë.

“Dardanët” u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të bashkohen në marshimin e përbashkët drejt stadiumit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy