Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së dhe Ministrisë së Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara që të hetojnë në lidhje me dosjen McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se PD është e gatshme të japë kontributin e saj me dëshmitarë, prova dhe fakte në vërtetimin e veprimtarisë kriminale që lidhet me këtë dosje
“Pra, duke vlerësuar, duke përshëndetur raportin e inspektorit të përgjithshëm, ftoj FBI-në, Ministrinë e Drejtësisë, të vazhdojë hetimin ndaj kësaj organizate të tmerrshme kriminale.
PD është e gatshme të japë kontributin e saj me dëshmitarë, me prova dhe fakte në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale në Shqipëri të marrë dënimin e gjithanshëm, njohjen e gjithanshme dhe dënimin e gjithanshëm”, tha ai.