Edi Rama paralajmëron qeveri të re: Do ketë emra surprizë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se më 11 shtator do të prezantojë kabinetin e tij të ri qeveritar, katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Në një intervistë për emisionin Opinion, ai tha se përbërja e qeverisë do të sjellë edhe emra surprizë.

“Besoj që jo çdo ministër apo ministre e ka parë veten në këto thashetheme se ka ndonjë që nuk është përfolur fare që të jetë aty” u shpreh Rama.

banner

Sipas tij, kabineti i ri do të jetë reflektim i rezultatit të 11 majit, por edhe i vizionit të tij për të ardhmen. “Ne kemi një mandat unik, jemi forca e parë politike me 12 vite qeverisje të pandërprerë. Kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme që duhet përdorur” shtoi kryeministri.

Një nga çështjet që preku Rama ishte edhe situata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajsh ndodhet në burg. Pyetjes së Blendi Fevziut se çfarë do të ndodhë me drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Rama iu përgjigj:“Nuk e di këtë, do ta shohim në vijim. Unë kam kërkuar një sërë opinionesh për të kuptuar si duhet trajtuar kjo gjë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy