Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, do të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj mediatike këtë sezon televiziv, duke u prezantuar për herë të parë si moderatore në ekranin e Top Channel.
Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta për Vip Magazine.
Egli do të jetë pjesë e programit të njohur të së dielës, “E diell”, ku do të ketë rolin e moderatores. Ky është debutimi i saj në fushën e moderimit, pas disa eksperiencave të mëparshme artistike kryesisht si këngëtare. Ky projekt i hap dyert drejt një etape të re në karrierën e saj televizive dhe e afron më shumë me audiencën.
Publiku shqiptar e njohu Egli Takon përmes pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP, ku u bë një nga emrat më të komentuar të edicionit, sidomos për marrëdhënien e saj me Gjestin.
Që prej asaj kohe, ajo ka ruajtur vëmendjen e medias dhe ka fituar një bazë të qëndrueshme ndjekësish.