FERIZAJ: Arrestohen tre persona për vjedhje në dy markete

by Nexhat

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona si të dyshuar për vjedhje në dy markete në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Në njoftimin e policisë thuhet në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë sekuestruar produktet ushqimore të vjedhura, me vlerë të përgjithshme rreth 1,700 euro.

banner

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Të arrestuarit janë: M. G., 21 vjeç, L. B., 22 vjeç, si dhe B. A., 23 vjeç. /

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy