Foto ikonë e 2025-s nga BBC: Shqiptari që shpëtoi delen nga flakët në Greqi

by informim peje

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi ka hyrë në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani), sipas BBC.

Fotografia është realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, dhe tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr.

banner

Ngjarja ndodhi në gusht 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar mijëra banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.

BBC komentoi fuqinë vizuale dhe simbolikën e kësaj fotografie:
“Një burrë mbi motor shfaqet duke shpëtuar një dele, kapur fort pas tij, në një sfond të mbuluar nga tymi i dendur. Ky veprim kujton paraqitjet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve II dhe III, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të brishtë”.

“Ky motiv që përsëritet në shekuj, qoftë si freskë murale apo fotografi, përforcon karakterin mitik të një gjesti heroik dhe mbush me simbolikë humane momentin.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy